Sport

Argjentina shkatërron Kosta Rikën në ndeshjen e dytë pa Messi

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Argjentina shpërthen në ndeshjen e dytë miqësore në epokën post-Messi dhe e shkatërron Kosta Rikën me rezultatin 7-0.

Foto nga burimi: Argjentina nuk fal në ndeshjen e dytë pa Lionel Messin, shkatërron Kosta Rikën

Argjentina shpërthen në ndeshjen e dytë miqësore në epokën post-Messi. Skuadra nënkampione e botës nuk pati aspak mëshirë ndaj Kosta Rikës dhe e shkatërroi me rezultatin e thellë 7-0. Festivalin e golave për skuadrën Albiceleste e hapi Nico Paz që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8, me futbollistin e Comos që shënoi edhe në minutën e 38. Dygolësha shënuan edhe Julian Alvarez dhe Franco Mastantuono. Sulmuesi i Atletico Madrid i shënoi golat e tij në minutat 35 dhe 43, ndërsa ai i Fiorentinës i la gjurmët e tij në këtë ndeshje në minutat 48 dhe 88. Shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve edhe futbollisti i Liverpool, Mac Allister që shënoi në minutën e 78 për skuadrën e Argjentinës që doli nga fusha e lojës me fitoren shkatërruese 7-0.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.