44-vjeçari që kërcënonte stomatologen me thikë, tashmë në pranga
Një 44-vjeçar është arrestuar pasi kërcënonte një stomatolog me thikë dhe më pas mori laptopin e klinikës.

Një 44-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi kërcënonte një stomatolog me thikë dhe më pas mori laptopin e klinikës. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen 4 të qytetit të Korçës. I arrestuari është shtetasi Artur Çina. Ai ka hyrë dhunshëm në një klinikë dentare duke mbajtur në dorë një mjet prerës, me qëllim vjedhjen e klinikës. Më pas, ai ka sulmuar stomatologen duke i grisur përparësen dhe e ka kërcënua duke i drejtuar thikën. Ai ka mundur të marrë vetëm laptopin dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Forcat e komisariatit të policisë Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e 44-vjeçarit dhe më pas është bërë arrestimi i tij për veprën penale “vjedhje me dhunë”. Materialet janë referuar pranë prokurorisë së Korçës ku do të vijojnë edhe veprimet e mëtejshme.