Bota
Merz mbledh liderët në Berlin për Ukrainën, Rama takohet me kancelarin në “Koalicionin e Vullnetmirëve”
Kryeministri Edi Rama u ftua në një takim të nivelit të lartë në Berlin, organizuar nga Kancelari Federal i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Kryeministri Edi Rama u ftua në një takim të nivelit të lartë në Berlin, organizuar nga Kancelari Federal i Gjermanisë, Friedrich Merz. Takimi u zhvillua në Kancelarinë Federale Gjermane dhe pjesëmarrësit ishin vende të konsideruara pro Ukrainës. Ftesa për pjesëmarrje e kryeministrit Edi Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmonte rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian.