Politikë

Kufizime të reja për protestat, opozita: Do t’i çojmë në Kushtetuese

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes ka miratuar kufizimet për tubimet, duke parashikuar kufizime për vendin ku zhvillohen tubimet, gjoba për tubuesit dhe parandalimin e thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale.

Foto nga burimi: Kufizime të reja për protestat/ Komisioni miraton kufizimet për tubimet, opozita: Do t’i çojmë në Kushtetuese

Vetëm me një votë kundër dhe një abstenim u miratua akti normativ për disa shtesa në ligjin për tubimet nga Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes. Në këto shtesa parashikohen kufizime se ku zhvillohen tubimet, si edhe gjoba për tubuesit, si edhe parandalimi i thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale.

“Krijimin e mundësisë që këto kufizime të përkohshme të mbrojnë institucionet. Zona të mbrojtura. Parandalimi i thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale. Dokumentimi audiovizual i thirrjeve. Përshkallëzimi i gjobave”, tha Xhemal Qefalia, zv.ministër i Punëve të Brendshme.

Pavarësisht se opozita ka dalë hapur krah protestuesve, reagimi përballë këtij akti normativ ishte i vakët. Në komision fjalën e mori vetëm deputeti Isuf Çelaj, i cili tha se ky akt normativ synon të shuajë protestat.

“Qeveria po përdor gjobat e larta me qëllim si mjet frikësimi ndaj qytetarëve. Ne këtë do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Të jeni të sigurt që kjo do të anatemohet. Si kontrolloni rrjetet sociale pa një vendim gjykate? Ndërhyni në jetën private. Qeveria nuk mbahet me masa agresive. Nuk mbahet me zor karrigia”, deklaroi Isuf Çelaj, deputet i PD-së.

Në Komision raportoi edhe drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli, i cili tha se gjatë zbatimit të këtij akti janë ulur aktet e dhunës dhe në tubime ka më pak persona të maskuar.

Po Komisioni votoi dhe për aktin normativ për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestës.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.