Aktualitet
TENSIONE PËRPARA KRYEMINISTRISË, PROTESTUESIT PËRPLASEN ME POLICINË
Protestuesit kanë përplasur me policinë përpara Kryeministrisë, gjatë protestës sotme.

Protestuesit kanë thirru në kor "Dorëheqje", duke kërkuar kështu largimin e kryeministrit Edi Rama. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë u regjistruan përpara Kryeministrisë, gjatë protestës sotme. Situata u tensionua pas ndërhyrjes së efektivëve për lirimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve. Protestuesit kundërshtuan ndërhyrjen e policisë dhe refuzuan të largoheshin nga rruga, duke shkaktuar përplasje fizike me efektivët.