Trump: Nuk do të marr vendime për Ukrainën pa Zelenskyn
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të marrë asnjë vendim përfundimtar lidhur me luftën në Ukrainë pa përfshirjen e presidentit ukrainas, Volodymer Zelenskyy.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të merr asnjë vendim përfundimtar lidhur me luftën në Ukrainë pa përfshirjen e presidentit ukrainas, Volodymer Zelenskyy. Deklarata e Trump vjen pas takimit historik trepalësh me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë kinez, Xi Jinping, të zhvilluar në Shenzhen të Kinës.
Trump foli gjithashtu për marrëdhënien mes Putinit dhe homologut ukrainas, duke thënë se presidenti rus ishte jashtëzakonisht i zemëruar me Zelenskyn për sulmin ndaj Urës së Krimesë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se e kuptonte zemërimin e liderit rus.
Nga ana tjetër, mungesa e Ukrainës në samitin trepalësh ka shkaktuar pakënaqësi në Kiev. Presidenti Zelenskyy e ka cilësuar mospjesëmarrjen e vendit të tij në këtë takim si një “gabim të madh”, duke këmbëngulur se asnjë marrëveshje që prek të ardhmen e Ukrainës nuk mund të arrihet pa përfshirjen e saj.