Protesta e së shtunës: 10 persona procedohen penalnisht dhe 13 të tjerë gjobiten
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 10 persona dhe ka gjobitur 13 të tjerë pas protestës së së shtunës.

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht 10 persona pas përfshirjes së tyre në protestën e zhvilluar ditën e djeshme. Sipas njoftimit të policisë, përkrah procedimeve penale, janë vendosur edhe 13 masa administrative për veprime të kundërligjshme.
Gjatë veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara të përgjegjësisë penale të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 10 shtetas.
Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera. Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në to, si dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.