Forcat ushtarake të El Salvadorit shkatërrojnë shtëpinë e kryekriminelit haitian
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka publikuar pamje të shkatërrimit të shtëpisë së një nga udhëheqësit më të fuqishëm të bandave kriminale në Haiti, Jeff Larose.

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka publikuar pamje të dy helikopterëve që shkatërrojnë një shtëpi të madhe në veri të Port-au-Prince, të cilën mediat haitiane e identifikuan si shtëpinë e Jeff Larose. Jeff Larose konsiderohet si një nga udhëheqësit më të fuqishëm të bandave në Haiti dhe ka kontrolluar prej kohësh një komunitet të njohur si Canaan në veri të Port-au-Prince.
Presidenti Bukele ka shkruar në rrjetet sociale se kjo ishte "dhurata ime për popullin e Haitit" në përvjetorin e Betejës së Vertier, që ndihmoi në sigurimin e pavarësisë së Haitit nga Franca. Dislokimi ushtarak i El Salvadorit u shoqërua edhe me demonstrata masive nga haitianët të cilët shprehën mbështetjen e tyre për sulmin ndaj bandave. Ky është sulmi i dytë ndaj banesës së një udhëheqësi kriminal, pas operacionit kundër Lanmò San Jou, udhëheqësit të 400 Mawozo-ve.