Sociale
Plagosje me thikë në Korçë, i lënduari dërgohet në spital
Një person është plagosur me thikë në Korçë dhe është dërguar në spital për trajtim.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Korçës, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë. Korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule, ka njoftuar se i plagosuri është nisur drejt spitalit të qytetit për të marrë trajtim mjekësor. Në këtë moment, nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i personit të plagosur. Mosha e tij gjithashtu nuk është bërë publike. Policia po heton ngjarjen dhe pritet të japë më shumë informacione për rrethanat e plagosjes dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurit.