Moti sot: Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të Shqipërisë
Dita e sotme pritet të jetë me reshje shiu intensive në disa zona të Shqipërisë, ndërsa në zonat veriore dhe lindore pritet të bjerë dëborë.

Dita e sotme parashikohet me reshje intensive shiu në disa zona të Shqipërisë. Reshjet më intensive priten në qarkun e Shkodrës, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Ndërkohë, në qarqet Durrës dhe Vlorë parashikohen reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare. Në zonat veriore dhe lindore të vendit, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.