Aktualitet
Moti i keq shkakton dëmtime në linjat elektrike, Puka mbetet pa energji
Qyteti i Pukës dhe disa fshatra përreth mbeten pa energji elektrike pasi moti i keq ka shkaktuar dëmtime në linjat elektrike.

Prej mbrëmjes së kaluar, Puka gjendet pa furnizim me energji elektrike për shkak të defekteve në transmetuesit energjetikë. Linja 35 kv që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën është jashtë funksionit, një defekt që ndodh për të dytën herë në një javë. Jashtë funksionit ndodhet edhe linja e emergjencës Koman-Pukë. Si pasojë e erës së fortë dhe rrebeshit, janë dëmtuar disa nga linjat elektrike duke lënë pa energji qytetin e Pukës dhe fshatrat Qafë Mali, Gjegjan, Rrapë.