Ministria e Jashtme e Shqipërisë mohon përfshirjen në sulmin me dron detar kundër korvete ruse
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar ndaj raportimeve se sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur origjinën nga territori shqiptar, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe duke mohuar çdo përfshirje të Shqipërisë në këtë incident.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur origjinën nga territori shqiptar. Në një reagim zyrtar, Ministria i ka cilësuar këto raportime si të pasakta, duke mohuar çdo përfshirje të Shqipërisë në këtë incident.
Sipas institucionit, territori shqiptar nuk është përdorur dhe as nuk është vënë në dispozicion për nisjen apo lehtësimin e sulmit ndaj anijes ushtarake ruse. "Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë", thuhet në reagimin e Ministrisë.
Diplomacia shqiptare i ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet, duke theksuar se ato janë paraqitur pa prova të verifikueshme. Ministria u ka bërë thirrje personave dhe institucioneve përgjegjëse për përhapjen e këtyre pretendimeve që të korrigjojnë informacionin, ndërsa ka kërkuar më shumë saktësi dhe përgjegjshmëri në raportimin e çështjeve me ndjeshmëri të lartë ndërkombëtare.