Spalletti kërkon një sulmues për Juventusin
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka shprehur nevojën për një sulmues fizik në skuadër, duke përmendur emra të tillë si Kolo Muani, Sorloth dhe Scamacca.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka shprehur nevojën për një sulmues fizik në skuadër, duke theksuar se ky lloj lojtari është i domosdoshëm në futbollin modern. Spalletti ka përmendur se Kolo Muani mund të luajë në pozicionin e sulmuesit, por ai ende kërkon një bomber të vërtetë për t'iu bashkuar skuadrës.
Mes emrave që kanë qarkulluar këto javë, Sorloth dhe Scamacca duket se janë më të përshtatshmit ndaj kërkesave të Spallettit. Gjithashtu, Balogun dhe Varela janë përmendur si mundësi merkatoje dhe investim për të ardhmen. Spalletti kërkon përgjigje të menjëhershme dhe të ketë një futbollist që të jetë gati, duke pasur parasysh presionin e madh dhe kohën e kufizuar për eksperimentime.
Nga Portugalia, emri i Maxi Araujo, sulmuesi i krahut të Sporting Lisbonë, ka fillur të përmendet sërish si një mundësi për Juventusin. Sipas të përditshmes 'Record', Juventusi do të hidhet në sulm në muajin janar për uruguajanin 26 vjeçar që pëlqehet edhe nga Atletico Madrid.