Interi në ankth për Calhanoglu pas dëmtimit muskular
Interi po shqetësohet për dëmtimin muskular të mesfushorit turk Hakan Calhanoglu, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes me Atalantën.

Interi tashmë është mësuar të përballet me problemet muskulore të Calhanoglu, të cilat duket se rëndohen edhe nga kalimi i viteve. Skuadrës zikaltër do t’i duhet të presë edhe 24 orë për ekzaminimet mjekësore të mesfushorit turk dhe për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij në kofshë.
Calhanoglu e la fushën e lojës në ndeshjen me Atalantën pas 30 minutash dhe tani mbetet për për t’u parë nëse ai u ndal në kohë. Trajneri i Interit, Cristian Chivu, tha se Calhanoglu duhet të ketë ndjerë diçka përderisa i kërkoi zëvendësimin.
Në sfidën e zhvilluar në Bergamo nuk u aktivizua as zëvendësi natyral i Calhanoglu, Zilenski për shkak të një problemi në këmbë që shfaqi gjatë grumbullimit me kombëtaren polake për ndeshjet e Nations League. Duke parë këtë situatë, Interi përballet me një problem të madh në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Stuttgatin.
Për Hakan Calhanoglu, ky është dëmtimi i dytë muskular që ka pësuar gjatë këtij sezoni, pas atij në aduktor të pësuar në muajin shtator. Në ndeshjen me Atalantën, ai që u përshtat në pozicionin e Calhanoglu ishte Sucic, i cili realizoi edhe penalltinë që do ta kishte ekzekutuar futbollisti turk.