Pio Esposito shkruan histori për Interin
Pio Esposito shënoi një tregolësh në ndeshjen e Interit kundër Bergamos, duke u bërë protagonisti absolut dhe duke shkruar emrin e tij në faqet e historisë së Interit.

Interi la dy pikë në Bergamo duke mbyllur ndeshjen me një barazim spektakolar 4-2, ku zikaltrit nga Milano ishin gjatë gjithë kohës në kryesim të rezultatit. Protagonisti absolut për kampionët e Italisë u bë Pio Esposito që shënoi një tregolësh në këtë përballje, që është i pari për të në Serie A.
Pio Esposito shkruan emrin në një prej faqeve të historisë së Interit. Sulmuesi i ri ka arritur në kuotën e 12 golave me fanellën e skuadrës milaneze, duke llogaritur këtu edhe ata të shënuar në sezonin e kaluar. Në moshën 21 vjeç e 147 ditë, Pio Esposito është futbollisti i katërt më i ri në historinë e Interit për epokën e kampionatit me 3 pikë për fitoret, që kalon kuotën e 11 golave në Serie A.
Përpara tij janë vetëm Mario Balotelli, Obafemi Martins dhe Ronaldo. Por jo vetëm kaq, Pio Esposito është futbollisti i dytë më i ri i Interit që shënon një tregolësh në Serinë A në 60 vitet e fundit, pas Ronaldos me brazilianin që shënoi 3 gola ndaj Lecces në 15 shkurt të 1998 në moshën 21 vjeç e 146 ditë. Ai është i treti futbollist i Interit që shënon 3 gola në një ndeshje në epokën e kampionatit me fitore me vlerën e 3 pikëve pas Marco Branca dhe Christian Vieri.