Aktualitet
Ekzekutimi i Selami Hasanit, vëllai në gjendje të rëndë
Një person është vrarë dhe vëllai i tij është plagosur në një incident me armë zjarri në lagjen "1 Maji".

Rreth orës 09:40, një shtetas u vra me armë zjarri në oborrin e banesës në lagjen "1 Maji", në rrethana ende të paqarta. Vëllai i tij u plagosur dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.