Modelja e Malit të Zi ndez rrjetin me gjestin shqiptar në Miss Universe 2026
Një gjest i papritur nga modelja që përfaqëson Malin e Zi në konkursin "Miss Universe 2026" ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe mediave rajonale.

Një gjest i papritur në skenën e konkursit ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026” ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe mediave rajonale. Bëhet fjalë për 22-vjeçaren Maria Aleksandra Ivezaj, e cila përfaqëson Malin e Zi në këtë kompeticion, por gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare. Gjesti i modeles nuk kaloi pa u vënë re, pasi shqiponja dykrenare është një nga simbolet më të njohura të identitetit kombëtar shqiptar. Vëmendja u shtua edhe më shumë pasi Ivezaj publikoi në Instagram fotografi me kostumin e saj kombëtar, ku shfaqet sërish duke bërë simbolin shqiptar. Veprimi i saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku pati edhe reagime të ndryshme për përdorimin e këtij simboli nga një përfaqësuese e Malit të Zi. Megjithatë, deri më tani modelja nuk ka dhënë një shpjegim për arsyen e gjestit.