Armenia synon bashkëpunim me Turqinë dhe Azerbajxhanin për rrjetin energjetik
Armenia po planifikon të lidhë rrjetin e saj energjetik me atë të Turqisë dhe Azerbajxhanit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes vendeve fqinje.

Armenia po synon të lidhë rrjetin e saj energjetik me atë të Turqisë dhe Azerbajxhanit, në një zhvillim që shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes vendeve fqinje. Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, e bëri të ditur planin gjatë konferencës DigiTec 2026, duke deklaruar se Armenia do të lidhim rrjetet tona me rrjetet elektrike të Turqisë dhe Azerbajxhanit.
Pashinyan e cilësoi këtë zhvillim si një transformim të rëndësishëm, duke shtuar se projekti “Kryqëzimi i Paqes” po kthehet në realitet. Kompania Firebird planifikon të ndërtojë infrastrukturë me kapacitet prej 300 megavatësh deri në fund të vitit 2027. Sipas kryeministrit Pashinyan, vetëm tetë muaj më parë Armenia kishte tepricë të kapaciteteve energjetike, ndërsa zgjerimi i qendrave të të dhënave ka ndryshuar situatën, duke e detyruar vendin të shqyrtojë mundësinë e importit të energjisë elektrike.
Edhe Rev Lebaredian, zëvendëspresident i kompanisë Nvidia, vuri theksin te rëndësia e sigurimit të burimeve të reja energjetike, duke paralajmëruar se avantazhi aktual i Armenisë në sektorin e inteligjencës artificiale nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ai ngriti pyetjen se si vendi mund të kalojë nga kapacitetet prej qindra megavatësh në disa gigavatë, për të përballuar kërkesat e ardhshme të teknologjisë. Sipas tij, lidhjet energjetike me vendet fqinje mund të shërbejnë jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për krijimin e marrëdhënieve më të qëndrueshme politike.