Dëme nga reshjet e shiut në Tropojë, rrëshqitje dheu dhe rënie gurësh
Reshjet e dendura të shiut në Tropojë kanë shkaktuar dëme në infrastrukturën rrugore dhe banesa, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë dhe stuhi, kanë shkaktuar dëme në disa zona të Bashkisë Tropojë. Rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore janë evidentuar në disa njësi administrative, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Probleme janë raportuar edhe në banesa, ku era dhe stuhia kanë dëmtuar çatitë e dy shtëpive në fshatin Leniq dhe në lagjen Partizani të Bajram Currit. Njësia Administrative Cërrnicë ka konstatuar rrëshqitje e dheut poshtë trupit të rrugës, duke krijuar deformim dhe fryrje të shtratit të saj.
Segmenti rrugor Bujan–Fierzë ka konstatuar rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës, veçanërisht në segmentin që kalon në fshatin Gri, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Territori i Njësive Administrative të Bashkisë Tropojë ka evidentuar gërryerje të trupit të rrugëve dhe rënie gurësh në disa segmente rrugore, të cilat aktualisht raportohen të kalueshme.
Njësia Administrative Bujan ka konstatuar dëmtim të një segmenti rrugor në fshatin Bujan, lagjja Vidricë, si pasojë e reshjeve. Fshati Tetaj ka konstatuar rrëshqitje dheu, si pasojë e së cilës rruga është veshtiresuat qarkullimi i mjeteve. Banesa e shtetasit Sadri Mehmet Gjedia në fshatin Leniq ka pësuar dëmtime nga era e fortë dhe stuhia gjatë natës.
Qyteti Bajram Curri, Lagjja Partizani ka konstatuar dëmtime në çati të banesës së shtetasit Rexhep Muçaj si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike. Dëmtimet kanë shkaktuar pasoja materiale edhe në banesat e familjeve të tjera që ndodhen në të njëjtën ndërtesë.