Berisha: Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës mund të dalë nga protesta
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se synimi i partisë është gjetja e kandidatit më të përshtatshëm për qytetarët e Tiranës, pa paragjykime dhe përmes bashkimit të të gjithë faktorëve që e konsiderojnë Edi Ramën kundërshtarin e tyre të përbashkët.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur gjatë një konference për shtyp nëse është dakord që përzgjedhja e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës të përcaktohet nga sheshi i protestës, theksoi se synimi është gjetja e kandidatit më të përshtatshëm për qytetarët e Tiranës, pa paragjykime dhe përmes bashkimit të të gjithë faktorëve që e konsiderojnë Edi Ramën kundërshtarin e tyre të përbashkët.
Berisha e cilësoi protestën një bashkim të paprecedentë të qytetarëve me bindje të ndryshme politike, por kujtoi se ata që kanë një histori më të gjatë protestash i përkasin kryesisht Partisë Demokratike. Ai deklaroi se tani në protestë kanë qenë nga të gjitha partitë politike dhe qytetarët pa parti, dhe se është momenti që secili faktor politik të tregojë gatishmërinë për të u bashkuar në një front opozitar, duke lënë mënjanë dallimet për qëllimin e përbashkët.
Berisha paralajmëroi nisjen e negociatave me partitë dhe faktorët e tjerë politikë, duke theksuar se qëllimi është krijimi i një fronti të përbashkët kundër kryeministrit Edi Rama, ku secila forcë të ruajë identitetin e saj. Ai theksoi se bashkimi duhet të vijë nga vetë forcat opozitare, pa pritur qëndrimet e ndërkombëtarëve, të cilët, sipas tij, kanë kërkuar gjithashtu bashkimin e opozitës.