Moti për 28 dhe 29 Nëntor: Reshje Dëbore dhe Temperatura të Ftohta
Muaji Nëntor do të mbyllet me mot të ftohtë dhe reshje dëbore, duke paraprirë fillimin e dimrit.

Meteorologjia parashikon një mot të ftohtë dhe të kthjellët për datat 28 dhe 29 Nëntor, me reshje të pakta dëbore në zonat lindore të Shqipërisë. Sipas Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN, moti do të jetë i ftohtë dhe i kthjellët, duke bërë që temperatura të ulen ndjeshëm.
Në fillim të dhjetorit, dimri pritet të fillojë jo vetëm zyrtarisht, por edhe me mot të vërtetë dimëror. Ditët e para të dhjetorit do të jenë tipike dimërore, me mot të kthjellët por të ftohtë, dhe temperatura që do të arrijnë deri në -5 gradë Celsius në zonat malore. Kjo do të jetë një fillim i ftohtë për muajin e fundit të vitit.