Atentati ndaj "Sel Çamit", nipi i tij dalë nga gjëndja kritike
Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i njohur si "Sel Çami", ka dalë nga gjëndja kritike pas atentatit në Fier.

Jakup Hasani, i cili u plagos gjatë ditës së sotme në atentatin në Fier, që la të vdekur xhaxhain e tij, Selami Hasani, ka përfunduar ndërhynjen kirurgjikale në Spitalin e Fierit. Nipi i viktimës ka dalë nga operacioni në Fier dhe është dërguar në reanimacion. Ai ka marrë katër plumba në trup. Pas operacionit, Hasani është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. I plagosuri ndodhet nën masa të rrepta sigurie. Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u ekzekutua sot në oborrin e banesës, pak ditë pasi kishte dalë nga burgu.