Sport

Rritet Alarmit për Trazira në Ndeshjen PSG-Roma

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Niveli i alarmit për trazira është rritur në prag të ndeshjes mes Paris Saint Germainit dhe Romës, me dyshime për praninë e tifozëve të Napolit.

Foto nga burimi: PSG-Roma, rritet niveli i alarmit për trazira, dyshohet prania e tifozëve të Napolit

Në Francë, niveli i alarmit për trazira është rritur në prag të sfidës mes Paris Saint Germainit dhe Romës, e vlefshme për Fazën e Ligës së Champions League. Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, kjo sfidë është klasifikuar nga autoritetet përgjegjëse për sigurinë me rrezikun në nivelin 3 nga 5, duke treguar rrezikun e cenimit të rendit publik për shkak të tensioneve mes tifozerive apo sjelljes së zakonshme të disa tifozëve.

Frika më e madhe që ekziston është prania e tifozëve të Napolit, të afërt me grupimin Collectif Ultras Paris dhe që kanë raporte të tensionuara me tifozët romanistë. Për këtë arsye, autoritetet kanë nxjerrë një urdhër që kufizon në 1500 numrin e tifozëve të Romës që do të pranohen në stadium në sektorin e tifozëve të skuadrës udhëtuese të stadiumit me kapacitet prej 2000 vendesh.

Për më tepët, është kërkua edhe impenjimi i 5 njësive të policisë së ndërhyrjes së shpejtë apo të njësisë lëvizëse të xhandarmërisë për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes dhe në zonat përrreth, të cilat do t’iu shtohen personelit të policisë të Parisit, tashmë të angazhuar.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.