Ekzekutimi i Selami Hasanit: Rikthehet historia e gjakmarrjes dhe përpjekjeve për hakmarrje
Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier rikthen vëmendjen te historia e gjatë e përpjekjeve dhe gjakmarrjes mes tij dhe Arben Isufajt, e cila daton që nga viti 1994.

Fieri u trondit nga një ekzekutim me armë zjarri, ku Selami Hasani u vra dhe nipi i tij, Jakup Hasani, u plagosua. Ngjarja rikthen vëmendjen te historia e gjatë e përpjekjeve dhe gjakmarrjes mes Selami Hasanit dhe Arben Isufajt, e cila daton që nga viti 1994.
Gazetari Eraldo Harlicaj u shpreh se vrasja e Selamisë në shtëpi tregon se ka qenë i monitoruar dhe se ka pasur informatorë në zonë që monitoronin lëvizjet e kundërshtarëve. Ai theksoi se ekzekutimi ishte i parapërgatitur dhe se ka pasur një makinë që kanë dalë dy vrasës dhe kanë qëlluar për vdekje.
Harlicaj gjithashtu theksoi se Hasani kishte fuqi ekonomike, kjo është edhe arsyeja pse policia ka qenë e vakët. Ai shtoi se protagonistët që janë të fortë ekonomikisht nuk i denoncojnë çështjet, sepse dinë shumë mirë se nga kush i vijnë problemet.
Ish-prokurori Eguen Beci u shpreh se në çdo qytet ka ndërhyrje, por ndryshe nga çdo qytet tjetër, nuk goditen. Ai theksoi se çështjet që i hapen me gjykatat i zgjidhin pa bujë dhe pa zhurmë.