Temperatura ulët dhe bora në Kukës, akulli vështirëson qarkullimin
Qarku i Kukësit u zgjua me mot të ftohtë dhe temperaturat ulën deri në -3°C, ndërsa reshjet e borës zbardhën disa zona dhe akulli vështirëson qarkullimin.

Qarku i Kukësit u zgjua këtë mëngjes me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje shiu apo borë, por temperaturat kanë shënuar rënie, duke zbritur nga 4 gradë Celsius në qytetin e Kukësit deri në -3 gradë në zonat e thella të banuara, mbi 900 metra mbi nivelin e detit.
Ndërkohë, gjatë natës, reshjet e borës kanë zbardhur disa njësi administrative, si Shishtavec, Zapod, Topjan, Grykë-Çajë, Kalisi dhe Arrën. Shtresa e borës nuk e ka kaluar trashësinë prej 5 centimetrash dhe nuk ka shkaktuar bllokim të rrugëve.
Megjithatë, në këto zona ka prezencë të akullit në akset rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat e thella malore.