Erion Veliaj kërkon të operohet në spitalin e zgjedhur nga familja
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka drejtuar një letër GJKKO-s, duke kërkuar të operohet për këmbën në një spital të zgjedhur nga familja e tij.

Sot mbahet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në GJKKO. Veliaj nuk është paraqitur në seancë, por përmes avokatit i është drejtuar gjyqtarëve të posaçëm me një letër. Në këtë letër, ai kërkon që të vendosë të operohet për këmbën në një spital që do ai dhe familja e tij, dhe jo ku e përcakton Drejtoria e Burgjeve. Veliaj thotë se nuk mund të vendosë çdokush se cili mjek do ta fusë në narkozë. Ai shkruan se nuk kërkon as botoks, as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët, por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime. Nuk duhet të vendosë askush kush më fut në narkozë, thekson ai. Ndaj kërkoj nga GJKKO të ndërhyjë dhe të marrë një vendim, shkruan Veliaj.