Interi në Emergjencë për Ndeshjen kundër Stuttgartit
Interi po shqetësohet për ndeshjen e së mërkurës kundër Stuttgartit në Ligën e Kampioneve, pasi do të mungojnë Hakan Calhanoglu dhe Piotr Zielinski nga mesfusha.

Interi po shqetësohet për ndeshjen e së mërkurës kundër Stuttgartit në Ligën e Kampioneve, pasi do të mungojnë Hakan Calhanoglu dhe Piotr Zielinski nga mesfusha. Calhanoglu do të kryejë testet klinike për të mësuar shkallën e dëmtimit muskular të pësuar kundër Atalantës, ndërsa Zielinski po përballen me një problem në këmbë që po e shqetëson prej 2 javësh.
Në mungesë të Calhanoglu dhe Zielinski, Interi është në emergjencë të plotë përsa i përket organizimit të lojës. Zëvendësi natyral i Calhanoglu, në mungesë të Zielinskit do të duhej të ishte Stankovic, por serbi është aktivizuar shumë pak deri më tani. Por, emergjenca mund të kthehet në një mundësi, nëse zgjedhim ta shohim me optimizëm. Gjithçka varet nga gatishmëria e Chivut për të marrë një rrezik dhe nga besimi që do të arrijë t’i japë futbollistit të ri.