Kronikë
Gjykata e Lartë ndryshon dënimin për kopshtarin Festim Bexhdili
Gjykata e Lartë ka ndryshuar dënimin për Festim Bexhdilin, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Gjykata e Lartë ka ndryshuar vendimin për kopshtarin Festim Bexhdili, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Sipas raportit të gazetarjes së Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata e Lartë ka vendosur 25 vite burgim, duke ulur dënimin e mëparshëm të burgimit të përjetshëm. Vendimi u shpall nga gjyqtari i lartë Genti Shala.