Ngjarje e rëndë në Fier: 15-vjeçar qëllon me thikë punonjës të një fast food-i
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar ka goditur me thikë një punonjës të një fast food-i, dyshohet se për motive të dobëta.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit mbremjen e sotme, ku një 15-vjeçar ka goditur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas plagosjes, autori i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij. I plagosuri, një burrë 30-vjeçar, është dërguar në spital. Sipas informacioneve paraprake, 15-vjeçari është larguar menjëherë pas sulmit, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.