Dy persona arrestohen për abuzimin e 13-vjeçares amerikano-shqiptare
Policia shqiptare ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në abuzimin seksual ndaj një 13-vjeçare amerikano-shqiptare në Shkodër.

Rasti i abuzimit seksual ndaj 13-vjeçares amerikano-shqiptare në Shkodër po zbardhet, ndërsa Policia ka njoftuar ndalimin e dy personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje. Dyshuarit janë një 46-vjeçar nga Tirana dhe një 49-vjeçar nga Fieri, ndaj të cilëve Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
E mitura kishte larguar nga banesa dhe u gjet pas disa ditësh kërkimesh në Tiranë. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për trafikim dhe abuzim seksual me të miturën. Prokuroria kërkon identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.