Berisha: Rama i ka orët e numëruara, regjimi i tij është rrezik për Shqipërinë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se qeveria e Edi Ramës ndodhet në një krizë të thellë dhe se opozita është pranë fitores.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se qeveria e Edi Ramës ndodhet në një krizë të thellë dhe se opozita është pranë fitores. Gjatë fjalës së tij, Berisha kujtoi protestat e qershorit dhe revoltën studentore, si shprehje të pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë. Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe tha se regjimi i tij përbën një rrezik për Shqipërinë.
Berisha u ndal edhe te situata në Durrës, duke kritikuar ndërtimet dhe lejet e dhëna gjatë administrimit të qytetit nga Vangjush Dako. Ai tha se regjimi i Ramës është sot regjimi më i diskredituar në Evropë dhe në botë. Berisha deklaroi se Edi Rama i ka orët e numëruara dhe se sovrani do t'i thotë atij atë që meriton.
Berisha tha se shqiptarët u ngritën në mënyrë të fuqishme dhe se lëvizja e tyre e tërhoqi zvarrë Edi Ramën dhe e damkosi. Ai deklaroi se jemi në agun e një fitoreje të vërtetë mbarëshqiptare dhe se çdo qytetar shqiptar ftohet të bashkohet kundër kësaj të keqeje të madhe.