Kronikë
Veliaj i drejtohet Gjykatës së Lartë kundër pezullimit të afateve të paraburgimit
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar pezullimin e afateve të paraburgimit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kundërshtuar pezullimin e afateve të paraburgimit. Ai kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit që janë bërë gjatë seancave të shtyra në gjykimin e themelit. Kërkesa e tij është dorëzuar një ditë më parë, ndërsa shorti për shqyrtimin e saj i ka rënë gjyqtares Albana Boksi.