Aksident rrugor në Levan-Tepelenë: Makina e policisë përfshihet në përplasje
Një makinë e policisë është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Levan-Tepelenë, ku është përplasur me një furgon tip "Mercedes".

Një automjet policie është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kashisht, ku është përplasur me një furgon tip "Mercedes". Përplasja ka përfshirë një automjet që dyshohet se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti mbeten ende të paqarta.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet përkatëse për dokumentimin e plotë të saj.