Kevin De Bruyne nderohet nga Manchester City
Kevin De Bruyne u nderua nga Manchester City për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në skuadër gjatë dhjetë viteve të fundit.

Kevin De Bruyne u kthye në shtëpi dhe gjithçka brenda Etihad Stadium fliste për të. Muret e impiantit dhe tifozët treguan se kush dhe çfarë ishte belgu për Manchester City. Si lojtar i Manchester City, De Bruyne fitoi 19 trofe dhe u shndërrua në "Kevin the best" për shkak të kontributit të tij të pazakontë në historinë e skuadër.
Gjatë ndeshjes Manchester City-Napoli, stadiumi i tërë duartrokiste De Bruyne sa herë që prekte topin. Në momentin e nxemjes, tifozët organizuan një festë për nder të tij, duke përfshirë homazhe në momentin e hyrjes në fushë dhe britma entuziaste kur u publikuan formacionet. Në tribunë, tifozët shpalosën flamujt e Belgjikës dhe një flamur gjigant me imazhin e De Bruyne, si dhe një banderolë ku shkruhej "King Kev", duke treguar dashurinë dhe mirënjohjen e tyre për lojtarin.