Kronikë
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, ku janë përfshirë tre automjete dhe kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre një i mitur.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur. Të tre të lënduarit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.