Vendimi për dosjen "Veliaj" pritet sot, Elman Abule paraqitet në SPAK
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të shpallë vendimin për dosjen "Veliaj" sot, ku janë të pandehur 8 persona dhe 3 shoqëri tregtare.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të shpallë sot vendimin për fraksionin e dosjes “Veliaj”. Në këtë dosje janë të pandehur 8 persona dhe 3 shoqëri tregtare. Biznesmeni Elman Abule, i cili është i pandehur në këtë dosje, është paraqitur pak minuta më parë në SPAK.
Prokuroria kërkoi gjithsej 28 vite burg për gjashtë nga të pandehurit, si dhe gjobitjen e tre shoqërive të përfshira në dosje. Ndër dënimet e kërkuara është edhe ai për Elman Abule, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Për të, prokuroria kërkoi 7 vite burg, dënim që në rastin e gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vite e 8 muaj. Abule është i akuzuar për pastrim parash dhe është i vetmi për të cilin SPAK kërkoi që dënimi të jetë “arrest në burg”.