Shoqatat e transportit urban në protestë, autobusët do të nisin qarkullimin në orën 08:00
Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë njoftuar një ndryshim të përkohshëm të orarit të shërbimit për ditën e nesërme, duke filluar qarkullimin në orën 08:00 në vend të orës 05:30, si një formë proteste kundër rritjes së normës standarde të TVSH-së.

Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë njoftuar një ndryshim të përkohshëm të orarit të shërbimit për ditën e nesërme, duke filluar qarkullimin në orën 08:00 në vend të orës 05:30, si një formë proteste kundër rritjes së normës standarde të TVSH-së. Ky qëndrim lidhet me kërkesat e tyre për të shmangur rritjen e çmimit të biletave dhe për të mos kaluar te qytetarët kostot shtesë fiskale.
Operatorët kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin në konsideratë shqetësimet dhe kërkesat e tyre, me qëllim ruajtjen e çmimit aktual të biletës dhe garantimin e vijimësisë së shërbimit të transportit publik. Rritja e propozuar e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21% sjell rritjen e çmimit të biletës për qytetarët në transportin publik.
Për këtë arsye, shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë njoftuar se nesër, ditën e enjte, më 26 nëntor 2026, shërbimi i transportit publik, në të gjitha qytetet e vendit, do të nisë funksionimin në orën 08:00. Deri në këtë orë, shërbimi nuk do të ofrohet. Qëllimi i tyre është të shmangin rritjen e çmimit të biletës dhe transferimin e barrës shtesë fiskale te qytetarët. Transporti publik është një nevojë e përditshme për aksesin në punë, arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera thelbësore.