Sport

Milani udhëton në Athinë për ndeshjen kundër Olympiacos në emergjencë të plotë

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Milani, me 3 pikë pas 4 ndeshjeve, duhet të fitojë kundër Olympiacos për të ngjitur shkallë në klasifikim, por udhëton në Athinë me dëmtime të shumta lojtarësh.

Foto nga burimi: Drejt Olympiacos-Milan, kuqezinjtë shkojnë në Athinë në emergjencë të plotë

Milani vazhdon të bëjë llogaritë me një rotacion që në ndeshjet e kaluara ia ka komplikuar jo pak ecurinë. Kuqezinjtë kanë mbetur në kuotën e 3 pikëve pas 4 ndeshjeve të para në këtë kompeticion dhe këtë të enjte, në transfertën e Athinës ndaj Olympiacos janë të detyruar që të fitojnë që të ngjisin shkallë në klasifikim për të paktën zonën e playoffit.

Por Milani udhëton drejt kryeqytetit grek në emergjencë të plotë për shkak të dëmtimeve. I fundit që iu shtua infermierisë së klubit milanez ishte Luka Modric, ndërkohë që Pavlovic ka marrje mendsh, ndërsa Francesco Camarda po përballet me një problem në kavilje, ashtu sikurse edhe Bartesaghi që ka dëmtim në këmbën e djathtë dhe të katërt këta lojtarë nuk do të jenë në fushën e lojës përballë Olympiacos.

I vetmi lajm i mirë për Ruben Amorim është rikuperimi i Fikayo Tomori që pritet të nisë sfidën nga stoli, përsa i përket pjesës tjetër, tekniku portugez do të duhet të aktivizojë të njëjtët futbollistë. Kështu, në portë është Maignan, në mbrojtje pritet të jetë një linjë me 3 futbollistë me Gila, De Ëinter e Diaëara. Mesfusha do të përbëhet nga Moreira, Rabiot, Jashari, Musah dhe Estupinan. Polisic do të jetë pas Gonçalo Ramos. Është ky një formacion kompetitiv, por të cilit do t’i mungojnë zëvendësuesit gjatë zhvillimit të ndeshjes. Në këtë pikë, Milanit do t’i duhet që të përallojë gjithçka me këta futbollistë në një ndeshje ku opsioni i vetëm është fitorja.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.