Trabzonspor lë jashtë skuadre 4 lojtarë për sfidën me CSKA Sofje
Trabzonspor do të luajë ndaj CSKA Sofje në raundin e katërt të Conference League dhe trajneri Thomas Reis ka vendosur të lërë jashtë skuadre 4 lojtarë, përfshirë sulmuesin e kombëtares shqiptare Ernest Muçi.

Mbrëmjen e së enjtes, Trabzonspor do të luajë ndaj CSKA të Sofjes sfidën e raundit të katërt të Conference League. Trajneri i skuadrës turke, Thomas Reis përpara transfertës bullgarë ka marrë vendimin për të lënë jashtë të listës së të grumbulluarve, 4 futbollistë. Mes tyre është sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi. Trajneri gjerman nuk ka dashur të rrezikojë me gjendjen fizike të 4 futbollistëve dhe kështu preferoi që të mos i marrë me vete drejt kryeqytetit bullgar për përballjen e radhës së Trabzonspor. Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në Conference League, Trabzonspor e sheh veten në vendin e 12 të klasifikimit me 6 pikë të grumbulluara, me një bilanc 2 fitore dhe 1 humbje dhe me 6 gola të shënuar e 3 të pësuar.