Prezantuesja e njohur televizive humbet jetën në aksident rrugor
Prezantuesja e njohur televizive në Azerbajxhan, Ada Suleyman, ka humbur jetën në një aksident rrugor, pak orë pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 31-të.

Prezantuesja e njohur televizive në Azerbajxhan, Ada Suleyman, ka humbur jetën në një aksident rrugor, pak orë pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 31-të. Aksidenti ndodhi kur makina e tyre u përplas me shpejtësi të madhe në pjesën e pasme të një kamioni. Ndërsa aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit më 23 nëntor, ku mbetën të vdekur prezantuesja e ARB TV dhe miku i saj, Anar Karimov.
Raportime nga Azerbajxhani bëjnë me dije se Suleyman kishte njoftuar një shofer që ta dërgonte në shtëpi. Mirëpo, miku i saj, Karimov kishte këmbëngulur që ta ngiste vetë makinën, duke çuar në këtë tragjedi.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht shkaku i aksidentit, ndërsa familjarët e Anar Karimov kanë mohuar çdo pretendim se ai ishte i dehur në momentin që po ngiste makinën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.