Katër persona të dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nën paraburgim për një muaj
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur paraburgim për një muaj kundër katër personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Arlinda Zekaj.

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër personave të dyshuar për përfshirje në ngjarjen e rëndë ku mbeti e vrarë Arlinda Zekaj. Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë janë vjehrra dhe kunati i viktimës, si dhe dy persona të tjerë që dyshohen se kanë ndihmuar në arratisjen e Albert Sylës.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, ka caktuar paraburgimin ndaj të pandehurve me inicialet N.S. dhe D.S., të cilët dyshohen për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Vrasja e rëndë”. Ndërkohë, dy të pandehurit e tjerë, me inicialet M.P. dhe G.B., dyshohen për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.
Gjykata Themelore në Pejë ka bërë të ditur se masa e paraburgimit për të katër të pandehurit llogaritet nga 24 nëntori deri më 24 dhjetor 2026.