Prishtina Feston Kuq e Zi me Ambasadën e Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi pritjen tradicionale për Festën e Flamurit dhe ditën e çlirimit, ku u shprehën përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë.

Me ngjyrat kuq e zi, Prishtina u kthye në mikpritëse të festave të nëntorit. Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi pritjen tradicionale të Festës së Flamurit dhe ditës së çlirimit, ku ambasadori Petrit Malaj tha se 28 nëntori përfaqëson një nga momentet themelore të historisë kombëtare shqiptare.
Malaj cilësoi Prishtinën si vendin më kuptimplotë për të kremtuar këtë ditë, duke vënë në pah historinë dhe idealet e përbashkëta të shqiptarëve. Ai tha se nuk beson se ka një vend kuptimplotë për të kremtuar këtë ditë jashtë Shqipërisë, sesa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur.
Në këtë pritje, mesazhet për historinë, sakrificën dhe të ardhmen e përbashkët përcollën përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, deklaroi se 28 nëntori është festë e katërfishtë për Kosovën, duke përfshirë Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe ditën e daljes së parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Republika e Kosovës është e më vete por jo e mos varur ndaj kombit shqiptar, dhe se marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë i kemi konsideruar gjithnjë vëllazërore e strategjike për kombin tonë mbarë por njëkohësisht edhe për paqen dhe sigurinë në Evropën Juglindore.