Detaje tronditëse nga abuzimi i 13-vjeçares nga Shkodra
Është zbuluar se një 13-vjeçare nga Shkodra ka qenë viktimë e abuzimit seksual dhe ka udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë, duke kontaktuar persona të ndryshëm përmes Snapchat-it.

Gazetarja Glidona Daci ka treguar në "Opinion" se vajza 13-vjeçare nga Shkodra ka udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë, duke kontaktuar persona të ndryshëm përmes Snapchat-it. Ajo ka deklaruar se kishte qenë edhe në Durrës, Vlorë dhe Burrel, dhe dyshohet se ka kryer veprime seksuale me dy shtetas. Në total, shtatë persona janë nën hetim për këtë rast.
Gazetarja Daci ka thënë se vajza ka përdorur mënyra për t'i shmangur lokalizimit nga policia, duke fikur telefonin. Një nga deklaratat më tronditëse të saj është fakti se ajo ka thënë se kjo ishte mënyra për të fituar para. "Vajza ka thënë se kjo është mënyra për të bërë shumë para", u shpreh gazetarja.
Babai i vajzës ndodhet në burg në Malin e Zi, ku vuan dënimin për trafik droge. Vajza ishte larguar edhe më herët nga banesa, por në atë rast ishte identifikuar shpejt dhe ishte gjetur në Shkodër.