Elon Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA
Elon Musk ka njoftuar se çdo fëmijë në SHBA do të marrë dy aksione të SpaceX, një nga kompania dhe një nga ai personalisht.

Elon Musk, themeluesi i SpaceX, ka bërë një njoftim surprizë duke premton aksione të kompanisë së tij për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në platformën X, Musk ka shkruar se çdo fëmijë në Amerikë do të marrë dy aksione të SpaceX, një nga kompania dhe një nga ai personalisht.
Kjo nismë është pjesë e programit "Trump Accounts", i cili synon të krijojë mundësinë për amerikanët nën moshën 18 vjeç të hyjnë në tregun e investimeve dhe të nisin ndërtimin e pasurisë së tyre në moshë të hershme. Sipas të dhënave të bëra publike nga Shtëpia e Bardhë, janë hapur rreth 70 milionë llogari të tilla.
Vlera e aksioneve të SpaceX është vlerësuar në 127.44 dollarë për aksion, duke bërë që çdo fëmijë të marrë aksione me vlerë 254.88 dollarë. Kjo do të thotë se vlera e përgjithshme e nismës arrin në afro 18 miliardë dollarë.
Megjithatë, ende nuk janë bërë të ditura të gjitha detajet se si do të realizohet shpërndarja e aksioneve dhe nëse përfiteurit do të kenë kufizime për shitjen e tyre. SpaceX nuk ka dhënë ende një përgjigje lidhur me mënyrën se si do të administrohet donacioni personal i Musk.
Kjo nismë pritet të krijojë një bazë të gjerë aksionarësh të vegjël të SpaceX, të cilët mund të mbajnë aksionet për një periudhë afatgjatë. Ekspertët vlerësojnë se iniciativa mund të krijojë një grup të madh investitorësh të rinj, duke u dhënë atyre mundësinë të njihen më herët me tregjet financiare dhe platformat e investimit.