Dy persona arrestohen në Laç me 40 kg kanabis
Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi u kapën duke transportuar 40.3 kilogramë kanabis, të cilën dyshohet se do ta shisnin në qytet.

Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi u kapën duke transportuar 40.3 kilogramë kanabis, të cilën dyshohet se do ta shisnin në qytet. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, në rrugën e fshatit Selitë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ata e kishin siguruar drogën në fshatin Mafsheq, në Malësinë e Krujës, dhe po e transportonin drejt Laçit për shitje. Sekuestrohen 40.3 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 peshore, 1 automjet dhe 1 celular.
Vihen në pranga 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke e transportuar lëndën narkotike në qytetin e Laçit, me qëllim shitjen. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Njësia e Sigurisë Publike Shkodër, finalizoi operacionin e koduar “Storm”.
Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Selitë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me drejtues shtetasin H. M. dhe pasagjer shtetasin H. K., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 4 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kishin siguruar lëndën narkotike në Malësinë e Krujës, në fshatin Mafsheq dhe po e transportonin në qytetin e Laçit, me qëllim shitjen.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit H. M., 25 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin dhe H. K., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 40.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 peshore manuale dhe automjeti tip “Mitsubishi”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.