Aktualitet
Depozitë uji 5-tonëshe rrëzohet nga pallat 8-katësh në Fier
Një depozitë uji me kapacitet 5 tonë është rrëzuar nga taraca e një pallati 8-katësh në Fier, si pasojë e erës së fortë.

Një depozitë uji me kapacitet 5 tonë është rrëzuar nga taraca e një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” në Fier, si pasojë e erës së fortë gjatë mbrëmjes së djeshme. Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur persona në afërsi, duke shmangur kështu një incident me pasoja të mundshme të rënda. Ndërkohë, Policia Bashkiake po monitoron situatën dhe po koordinon punën me Ndërmarrjen e Gjelbërimit dhe Parqeve pranë Bashkisë Fier për largimin e depozitës dhe eliminimin e çdo rreziku të mundshëm.