Reforma e legjislacionit farmaceutik të BE-së: Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë të barnave
Parlamenti Europian ka miratuar reformën e legjislacionit farmaceutik të Bashkimit Europian, duke parashikuar detyrime më të forta për kompanitë farmaceutike dhe synon të përmirësojë aksesin e pacientëve në medikamente.

Pas më shumë se dy vitesh negociata, Parlamenti Europian ka miratuar reformën e legjislacionit farmaceutik të Bashkimit Europian. Ky hap synon modernizimin e rregullave që lidhen me barnat dhe parashikon detyrime më të forta për kompanitë farmaceutike.
Një nga pikat kyçe të reformës është kërkesa ndaj kompanive për të garantuar furnizimin e vazhdueshëm me barna, veçanërisht me ato jetike. Autoritetet do të kenë gjithashtu më shumë mundësi për të ndërhyrë kur rrezikohet furnizimi i pacientëve. Reforma parashikon edhe nxitjen e kërkimit shkencor për trajtime të reja, përfshirë antibiotikët, ku beteja me antibiotiko-rezistencën konsiderohet e humbur.
Reforma synon gjithashtu lehtësimin e hyrjes së barnave gjenerike në treg, duke forcuar konkurrencën dhe duke krijuar mundësi për trajtime më të përballueshme. Megjithatë, miratimi i reformës nuk do të thotë se ndryshimet do të zbatohen menjëherë. Pjesa më e madhe e rregullave pritet të bëhet e zbatueshme pas një periudhe tranzicioni, ndërsa disa masa do të hyjnë në fuqi më herët.