Aktualitet

Tirana mposht Skënderbeun dhe zë vendin e tretë në Kategorinë Superiore

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Tirana fitoi ndaj Skënderbeut me rezultat 3-2 në një ndeshje emocionuese, duke marrë vendin e tretë në Kategorinë Superiore.

Foto nga burimi: Emocione dhe gola në Kategorinë Superiore/ Tirana mposht Skënderbeun dhe i merr vendin e tretë

Tirana arriti një fitore të rëndësishme kundër Skënderbeut, duke triumfuar me rezultatin 3-2 në një përballje spektakolare të vlefshme për javën e 13 të Kategorisë Superiore. Bardheblutë siguruan tri pikët në një ndeshje me pesë gola, ku emocionet dhe rivaliteti nuk kanë munguar deri në fund.

Gjithçka në këtë ndeshje u shkrua në pjesën e parë të sfidës kur u shënuan të 5 golat e kësaj sfide. Rezultati u zhbllokua në minutën e 27 nga Tirana, falë autogolit të shënuar nga Lagonidis. Festa e bardhebluve nuk ishte shuar mirë, kur Daci dyfishoi shifrat në 2-0, me Skënderbeun që u duk totalisht i shokuar.

Kryeqytetasit nuk e lanë me kaq por shënuan edhe golin e tretë këtë radhë me Redon Xhixhën për të çuar shifrat në 3-0. Megjithatë Skënderbeu në një moment diti të reagojë dhe në minutën e 38 shkurtoi diferencën me Victor Braga, ndërsa në minutat shtesë rihyri totalisht në lojë teksa me Musa duke shkurtuar rezultatin në 3-2.

Edhe pse kishte të gjithë pjesën e dytë në dispozicion, Skënderbeu nuk ia doli dot të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në këtë ndeshje që u mbyll 3-2 për Tiranën, e cila i rrëmben për momentin vendin e tretë skuadrës korçare.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.