Incident i Rëndë në Kategorinë e Parë: Futbollisti i Ilirisë Tenton të Kafshojë Kundërshtarin
Një incident i rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Pogradecit dhe Ilirisë, ku futbollisti i Ilirisë, Santiago Selmani, tentoi të kafshojë kundërshtarin e tij, Mateo Shanaj.

Një episod i shëmtuar është verifikuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Kategorisë së Parë mes Pogradecit dhe Ilirisë. Në minutën e 28, futbollisti i Ilirisë, Santiago Selmani, në një dyluftim për topin me rivalin e tij, Mateo Shanaj, e humbi krejtësisht toruan dhe tentoi të kafshojë futbollistin e Pogradecit. Ky incident i kujton incidentin e Luis Suarez me Giorgio Chiellinin në Botërorin 2014.
Arbitri Dyrmishi, i cili ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i incidentit, nuk ngurroi që të ndëshkojë Selmanin me karton të kuq, ndërkohë që Shanajt i tregoi kartonin e verdhë. Vendimi i arbitrit shtoi tensionet, madje u mendua edhe tërheqja e skuadrës së Ilirisë nga fusha e lojës. Në këtë pikë, trajneri Dritan Smajlaj ndërhyri për të qetësuar lojtarët e tij, por edhe ai u ndëshkua me karton të kuq.
Ndeshja u ndërpre për pak kohë, për të rinisur në minutën e 35. Sa për kronikë, Pogradeci, duke qëndruar në superioritet numerik, fitoi ndeshjen me rezultatin 3-0 dhe ngjitet në krye të klasifikimit në Kategorinë e Parë.