Policisë së Shtetit Përgatitet për Protestën e 28 Nëntorit
Rreth 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.

Policia e Shtetit ka marrë masa të veçanta për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Rreth 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për këtë qëllim, duke përfshirë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, efektivë të policisë rrugore, forcave Shqiponja dhe forcave të rendit.
Policia ka vendosur në gatishmëri tetë autobotë me ujë, dronë dhe kamera me rezolucion të lartë për monitorimin dhe identifikimin e protestuesve. Efektivët janë pajisur gjithashtu me spraj piperi dhe gaz lotsjellës, ndërsa përdorimi i plumbave të gomës parashikohet vetëm në rast të përshkallëzimit të situatës.
Vendosja e flamurit kuqezi në parzmoret e efektivëve, patrullat dhe automjetet e policisë synon të përcjellë mesazhin se 28 Nëntori është një ditë feste dhe se protesta duhet të zhvillohet në mënyrë paqësore.
Ndërkohë, policia ka shtuar kontrollet në pikat kufitare me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, për persona të cilësuar si të padëshiruar nga autoritetet dhe me prirje ekstremiste. Disa persona nuk janë lejuar të hyjnë në territorin shqiptar. Policisë së Shtetit po përgatitet edhe për skenarin e bllokimit të akseve kryesore të Tiranës, ndërsa mbetet për t'u parë se si do të zhvillohet protesta dhe nëse grupimet e ndryshme do të bashkohen në një tubim të vetëm.